Ka ndodhur

Përplasen dy makina në aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Gjirokastër, 3 të plagosur

Gazeta Si- Dy makina janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin “Ura e Kardhiqit-Gjirokastër” mbrëmjen e tw dielws rreth orës 22:45.

Policia njofton se mjeti me drejtues 25-vjeçarin me iniciale F.K. është përplasur me automjetin me drejtues 31-vjeçarin me iniciale F.K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 drejtuesit e makinave dhe një pasagjere, 23-vjeçarja me iniciale A.M. Të tre të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë