Moti

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat pësojnë rënie

Sot do të mbetemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.

Moti parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore deri në 14°C më e larta në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë

Moti i qëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë gjithë javës. Pasditet do të sjellin vranësira kalimtare por nuk parashikohen reshje shiu. Sa i përket temperaturave, ulje do të ketë në orët e para të mëngjesit por duke nisur nga e enjta parashikohet rritje e ndjeshme e tyre.

Pjesa e parë e javës deri të mërkurën, temperatura më e ulët do të shënohet në Ersekë -5, në Peshkopi -4 dhe maksimalet në zonat bregdetare duke filluar deri në 14 gradë. Duke filluar nga e enjtja do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave, ku zonat malore do të regjistrojnë 0 apo -1 ndërkohë që maksimalet do të ngjiten deri në 17 apo 18 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë