Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot seancën, ku po shqyrtohet kërkesa e 30 deputetëve të opozitës kundër Marrëveshjes me Italinë për emigrantët, të cilët e konsiderojnë anti-kushtetuese.
Shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, i cili ishte parashikuar që të zhvillohej më 24 janar, u shty, pasi në datën 23 janar, deputetët e grupimit Berisha-Bardhi, dorëzuan kërkesën edhe për disa prova shtesë lidhur me marrëveshjen.
Ndërsa më datë 18 janar, kur edhe u zhvillua seanca e dytë, pas marrjes në shqyrtim me 13 dhjetor, seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën Kushtetuese u shty pasi 'Kushtetuesja' i kërkoi qeverisë si provë Traktatin e Miqësisë me Italinë në vitin 1995.
Nga ana tjetër Dhoma e Deputetëve në parlamentin italian i dha dritën jeshile marrëveshjes! Me 155 vota pro dhe 115 kundër deputetët italianë kaluan projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa fjala e fundit për ratifikim do t’i takojë Senatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.