Ka ndodhur

Korçë, gjendet i vetëvrarë me armë gjahu në banesë 33-vjeçari

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është gjetur i vrarë me armë gjahu në banesën e tij në fshatin Gjanç të Korçës mëngjesin e kësaj të hëne.

Policia thotë se i riu me iniciale K.N., dyshohet se është vetëvrarë me çifte. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.

Policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë