Ka ndodhur

Shiste drogë pranë një fushe sporti dhe e fshihte te sahati i ujit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 27-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, pasi shiste lëndë narkotike në një zonë që frekuentohet nga nxënës shkolle.

Policia sekuestroi 63 doza me kanabis, të cilat 27-vjeçari i kishte fshehur në sahatin e ujit, në një pallat afër fushës së Laprakës.

“Si rezultat, në rrugën “Mati Logoreci”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sportive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë