Gazeta Si – Incident i rrezikshëm për skiatoren e njohur amerikane, Mikaela Shifrin. Ajo është përplasur me barrierat mbrojtëse të pistës pak sekonda pasi nisi garën e dishezës së lirë në Kortina (Itali).
Kampionia e shumëfishtë amerikane gaboi në një dalje dhe nuk mundi të rikthehej në trajektore, duke humbur kontrollin e skive. Ajo u përplas fort me rrjetat dhe barrierat mbrojtëse.

Skiatorja lider e Kupës së Botës mbeti për disa minuta e shtrirë në tokë, më pas ndërhynë stafet mjekësore. Shifrin u ngrit në këmbë dhe la pistën duke çaluar, pasi nuk mundte të mbështeste këmbën e majtë në tokë.
Kjo situatë e detyroi drejtuesit që të përdornin helikopterin për ta transportuar sportisten në spital, për kontrolle më të specializuara.
Për gjendjen e Shifrin reagoi skuadra amerikane me një komunikatë, ku shkruhej: “Mikaela Shifrin është në fazë vlerësimi për dëmtimin në këmbën e majtë. Analizat e para kanë treguar probleme në krociat. Më pas do të ketë detaje të tjera”.
Thank you all for your support 🙏❤️
— Mikaela Shiffrin (@MikaelaShiffrin) January 26, 2024
(But oh my god…looking at the results for our team makes me smile so much!!🥹👏) https://t.co/NX9qBVS8uK
Skuadra amerikane pastaj postoi edhe një mesazh të shkruar nga vetë skiatorja kampione, ku thuhet se gjithçka është ok.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




