Gazeta Si – Gentian Kuqi, i cili qëlloi me armë fqinjin e tij Mikel Spirollari në lagjen nr. 4 në Durrës mbrëmjen e të premtes, pranoi të vetëdorëzohej disa orë pas ngjarjes.
Pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.
Gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta ai plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Kuqi qëlloi me armë në drejtim të 40-vjeçarit Mikel Spirollari për shkak të zhurmave shqetësuese që vinin nga apartamenti i tij dhe gjatë orëve të natës.
Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja. I plagosuri ka marrë dy plumba dhe ndodhet tek spitali i Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




