Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka sugjeruar Shqipërisë të përmirësojë konsolidimin fiskal dhe të rrisë masat për menaxhimin e të ardhurave, sidomos pas reformës së rritjes së pagave në administratën publike.
Po ashtu, në Raportin e Tranzicionit 2023-2024, BERZH thotë se vendit tonë i duhet një balancë më e mirë fiskale që do të sillte një rishpërndarje të drejtë të ndihmës edhe për shtresat në nevojë.
Sektori financiar dhe rreziku i kursit të këmbimit duhet të monitorohet me kujdes. BERZH thotë se financat janë likuide, por duhet vigjilencë e shtuar përballë rënies ekonomike dhe politikës monetare më të shtrënguar. Vendosja e një limiti për mbajtjen e kapitalit në sektorët financiar, do të ishte lëvizje pozitive thotë Banka.
BERZH përgëzon Shqipërinë për disa nga hapat e Ndërmarra gjatë 2023-shit, si nisja e operimit të Bursës së Energjisë ALPEX. Po ashtu edhe progresin në luftën kudër pastrimit të parave dhe miratimin e rregullores për riskun në sektorin e Real-Estate. BERZH thotë se një reformë me rëndësi ishte dhe ajo e rritjes së pagave në sektorin shtetëror.
Banka Europiane ndalet dhe tek progresi I Shqipërisë në adaptimin e energjisë së pastër me anë të ligjeve dhe mbështetjes konkrete për prodhuesit e energjisë ‘green’ dhe autoprodhuesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.