Ka ndodhur

Mbylli familjarët në banesë dhe i kërcënonte me sëpatë, arrestohet 66-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 66-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi kishte mbyllur gruan në shtëpi me nipërit dhe mbesat dhe i kërcënonte me sëpatë që të mos lajmëronin policinë.

Në pranga ka rënë shtetasi R.S., i cili rreth orës 21:30, në rrugën “Pavarësia”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Sipas policisë, ai e ka mbyllur gruan në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat dhe i ka kërcënuar me sëpatë, që të mos njoftonin forcat e rendit.

Pavarësisht këtij fakti, policia u njoftua për këtë rast dhe kur kanë shkuar në banesën e tij në rrugën “Pavarësia” i kanë vënë prangat.

Ndërkohë, sëpata u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë