Ka ndodhur

Kapet me mina me telekomandë dhe kanabis në trup, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë

Gazeta Si – Një 45-vjeçar është arrestuar, pasi u kap në flagrancë duke montuar mina me telekomandë me lëndë plasëse C4, ky dyshohet se do t’ua shiste grupeve kriminale në Lezhë.

Gjatë kontrollit, shtetasit I.Gj., iu gjetën të fshehura në trup 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë dhe një sasi të vogël lënde narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës.

Nga hetimet, dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë