Gazeta Si – Një 35-vjeçare humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Kamëz, pasi u përplas nga një automjet.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, në Bathore. Gruaja 35-vjeçare me iniciale N.Z., u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 23-vjeçar, i cili pas ngjarjes u shoqërua në polici.
“Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




