Ka ndodhur

Përplasen dy makina në aksin Burrel-Klos, lëndohen 2 pasagjerë

Gazeta Si – Një aksident me 2 të plagosur ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Burrel-Klos.

Policia njofton se shtetasi me iniciale F.S., duke drejtuar makinën tip “Fiat” është aksidentuar me makinën tip “Volkswagen” me shoferin me iniciale H.H.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë 2 pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.

Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë