Ka ndodhur

Makineria e paketimit të ushqimeve i merr jetën 53-vjeçarit në Divjakë

Gazeta Si – Një punonjës i pikës së grumbullimit të produkteve ushqimore në Divjakë ka gjetur vdekjen në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:00, në kohën kur viktima Ilir Lena, 53 vjeç ka qenë duke ngarkuar karrota.

Ai është goditur në kokë nga makineria në momentin që është ulur për të rregulluar produktin.

Menjëherë i janë ofruar për ndihmë punëtorët e tjerë dhe është njoftuar ambulanca e Divjakës.

Sipas mjekëve të shërbimit të urgjencës 53-vjeçari ka ardhur me shenja jete në Divjakë, por për mjekim më të specializuar është dërguar në spitalin e Lushnjes nga ku rrugës ka ndërruar jetë.

Policia ka sekuestruar kamerat e brendshme të ambientit të pikës së grumbullimit për të parë sesi ka ndodhur ngjarja dhe ka marrë në pyetje disa punëtorë si dëshmitarë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë