Gazeta Si – Anëtari i një grupi kriminal, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, u ndalua në aeroportin e Rinasit. Policia tha se 41-vjeçari, i cili përdorte 5 identitete, u kap teksa po tentonte në futej në Shqipëri.
Auron Hashani alias Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj, rezulton i dënuar në Itali me 4 vjet, 2 muaj e 26 ditë burgim, “për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion në Milano, 2 shtetase të huaja.”
Aktiviteti kriminal u krye gjatë periudhës 2008-2012 në Milano. 41-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




