Gazeta Si – Një taksist u grabit nga një 24-vjeçar në orët e para së të mërkurës në Tiranë. Gjithçka nisi kur i riu nga Durrësi, mori taksinë te rruga “Ibrahim Rugova”.
Teksa udhëtonin, ai e goditi taksistin me mjet prerës dhe i mori atij një shumë parash. Mjeti ndaloi në rrugën e Kavajës, rreth orës 04:00, kur autori i dyshuar zbriti nga makina dhe tentoi të arratisej.
Nga pas iu vunë forcat “Shqiponja”, që e ndaluan në rrugën “Sandër Prosi”. Ndërkohë, taksisti 57-vjeçar i cili mbeti i dëmtuar nga ngjarja, u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Si rezultat i ndjekjes së menjëhershme, në rrugën “Sandër Prosi”, është kapur nga shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasi Geri Metaj, 24 vjeç, banues në Durrës.
“Metaj, orët e para të ditës së djeshme, ka hipur në një taksi në rrugën “Ibrahim Rugova”, dhe gjatë udhëtimit, ka goditur me mjet prerës shoferin e taksisë, shtetasin M. K., 57 vjeç, duke i vjedhur atij një shumë parash, dhe më pas është larguar”, – njofton policia.
Policia thotë se taksisti 57-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




