Gazeta Si – Një 15-vjeçar u përplas nga një makinë sot në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Makina e drejtuar nga 36-vjeçari me inicialet E.M., goditi 15-vjeçarin që ishte duke ecur. I mituri është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, që është dërguar në Spitalin e Traumës
Nga ngjarja e ndodhur në Larushk, këmbësori Ismet Loci ka pësuar dëmtime të rënda nga përplasja e fortë. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




