Gazeta Si – Ka ndërruar jetë në spital bariu 75-vjeçar Naun Kaçani, i cili sot paradite u përplas nga dy automjete në aksin Vlorë-Fier.
Kaçani ishte duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi aksidenti i rëndë. Bariu u transportua menjëherë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pak orë më pas ai ndërroi jetë, pasi kishte pësuar dëmtime të shumta.
Dy makinat e përfshira në aksident u përplasën edhe me njëra-tjetrën. Për këtë aksident të rëndë, Policia bënte me dije:
Rreth orës 10:40, në autostradën “Vlorë-Fier”, në vendin e quajtur “Kripa”, automjeti me drejtues një 33-vjeçar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin 74 vjeç. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar një këmbësor në këtë zonë, rreth 75 vjeç, i cili është transportuar në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




