Nga Gazeta ‘Si’ – Bashkimi Europian dhe administrata amerikane po përpiqen me kujdes të injorojnë mashtrimet në zgjedhjet për Beogradin, tha Daniel Serwer, një pedagog në universitetin “Johns Hopkins” në Washington.
“Ata nuk i kritikojnë shumë zgjedhjet në Serbi, të cilat nuk ishin të drejta dhe përpiqen t’i injorojnë”, beson njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit.
Duke folur për krizën paszgjedhore në Serbi, Serweri në televezionin N1 tha se vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar se rezultatet e zgjedhjeve nuk përputhen me vullnetin elektoral të votuesve.
Kur u pyet nëse mendon se kjo do të dëmtojë pozicionin politik të Vuçiçit, Serweri thotë se dyshon në të.
“Proceset aktuale në Serbi dhe ajo që po ndodh është se Bashkimi Evropian, Komisioni, administrata amerikane po përpiqen me kujdes të injorojnë mashtrimet në zgjedhje. Ata janë të gatshëm të mbyllin sytë para shkeljeve të rënda të procesit demokratik dhe në këmbim të marrin hapat e vegjël përpara që bën Vuçiçi”, vlerësoi Serëeri duke nënkuptuar këtu marrëveshjen për targat.
Nëse pranohet premisa se Vuçiçi përqafoi Perëndimin, atëherë kjo është një politikë racionale dhe duhet pranuar, por sipas Serëerit, kjo nuk është e vërtetë.
“Ai (Vuçiç) iu drejtua Moskës dhe Pekinit. Injoron nevojën për të krijuar një shoqëri demokratike në Serbi. Ai nuk ka asgjë për të fituar nga demokracia në Serbi dhe nuk është gati ta organizojë atë”, tha Serweri.
Sipas tij, qytetarët e Serbisë mund të presin pak ndihmë nga Brukseli dhe Washingtoni.
Në Washington, siç tha ai, problemet e Ballkanit janë të padukshme dhe kanë pak rezonancë politike.
“Sinqerisht, askush nuk beson se do të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve amerikane”, thotë ai.
Ai shtoi se është e mundur të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore pa vendosur lidhje diplomatike dhe njohje, por për këtë duhet vullnet i mirë.
“Por ai vullnet i mirë nuk është aty. Politika në Beograd është rreptësisht antishqiptare, flitet në atë drejtim dhe nuk është drejtimi drejt Perëndimit”, tha Serweri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




