Ka ndodhur

Video / Me kallashnikov dhe dy mina me telekomandë në çantë, arrestohet 28-vjeçari në Mirditë

Gazeta Si – Një 28-vjeçar është arrestuar nër Mirditë, teksa po transportonte 2 mina me telekomandë në çantën e tij të shpinës.

Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar, i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit dhe ndaj tij është ndërhyrë menjëherë.

Gjatë kontrollit, në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të kryer në banesën e këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë