Ka ndodhur

Trafikonin armë zjarri në Tiranë, arrestohen 3 të rinj

Gazeta Si – Një 31-vjeçar dhe dy bashkëpunëtorë të tij, kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi trafikonin armë zjarri.

Policia tha se ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masën e “arrestit në burg”, e cila u ekzekutua këtë të mërkurë.

Sipas policisë, 31-vjeçarit iu sekuestrua një armë zjarri dhe sasi municioni luftarak.

Gjithashtu, u arrestuan edhe shtetasit A.Sh., 24 vjeç dhe M.B., 44 vjeç banues në Tiranës, të cilët i siguronin armët e zjarrit 31-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë