Gazeta Si – Katër persona janë arrestuar në Tiranë nën akuzën e mashtrimit të një shtetasi, të cilit i morën 30 mijë euro duke i premtuar se do i regjistronin një pronë.
Në pranga kanë rënë I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S., 48 vjeçe, të tre banues në Pogradec, si dhe shtetasja E. I., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo e fundit, punonjëse e një banke të nivelit të dytë, e cila dyshohet se në kundërshtim me ligjin ka transferuar një shumë parash që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi.
Për rastin, policia ka sekuestruar 30 000 euro, 1 automjet dhe 10 celularë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




