Do të vijojë i ftohti siberian në vendin tonë duke kushtëzuar mot kryesisht të qëndrueshëm. Për pasojë, orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa gjatë pasdites vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Mbetet situata problematike e ngricave në akset rrugore nga temperaturat disa gradë nën zero në të gjithë zonën Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




