Gazeta Si – Çifti zviceran, që mbeti i bllokuar prej pasdites së të dielës në malin Korab është shpëtuar. Në ndihmë të autoriteteve lokale erdhi edhe KFOR-i, ndërsa ata janë dërguar me ndihmën e një helikopteri edhe në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Pas përpjekjeve të përbashkëta të efektivëve tanë, policisë dhe KFOR, të angazhuar në operacionin e shpëtimit të turistëve zviceranë është bërë e mundur tërheqja e tyre nga vendi ku ishin bllokuar. Ata janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës”, njofton Mbrojtja.
Sinjalizimi për bllokimin e dy turistëve është bërë gjatë natës, ndërkohë që forca të Policisë, Forcat Alpine të Tiranës dhe Kosovës, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur gjetjen e dy turistëve, ku njëri prej tyre ka thyer këmbën.
Këta të fundit kishin arritur që t’i mbijetonin temperaturave ekstreme dhe acarit duke krijuar një zgavër mes borës. Ndërkohë, pritet që një helikopter t’i transportojë ata drejt Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.