Gazeta Si – Një 25-vjeçar mbeti i bllokuar, pasi një masë shkëmbore rrëshqiti drejt e në banesën e tij këtë të hënë në fshatin Çarçovë të Përmetit.
Masa shkëmbore zuri gjymtyrët e poshtme të Dhimitër Vangjelit duke i pamundësuar lëvizjen, ndërsa mbeti i bllokuar për 3 orë deri sa u shpëtua nga policia dhe zjarrfikësit.


“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen”, njoftoi policia.
Në drejtim të fshatit u nisën zjarrfikësit dhe ambulanca, të cilët bënë të mundur shpëtimin e të riut. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar disa plagë në këmbë. Siç duket edhe nga pamjet masivi shkëmbor që ka rënë në banesë është shumë i madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




