Politike

PD e Rithemelimit: Gonxhe po shkel ligjin, vazhdon të jetë pronar i një kompanie private

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike të Rithemelimit, Genta Vangjeli, deklaroi përmes një dalje për mediat se, Blendi Gonxhe, ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, qëndron në detyrë në shkelje të ligjit.

Sipas saj, Blendi Gonxhe po shkel ligjin, pasi vazhdon të jetë pronar i kompanisë së tij private.

Ajo tha se, sipas ekstraktit të lëshuar nga QKB më datë 19 janar 2024 subjekti tregtar Albarent shpk me status aktiv, vazhdon të ketë si pronar me 100% të kapitalit shtetasin ministër Blendi Gonxhja.

Vangjeli tha se Gonxhe, përpara marrjes së detyrës së ministrit duhej, ose të ishte vetëpërjashtuar nga shoqëria tregtare ku ben pjesë ose të refuzonte detyrën shtetërore.

"Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri: b) nuk mund të ushtrojnë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme c) nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj", u shpreh ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë