Ka ndodhur

Verilindja mbulohet nga dëbora/ Trashësia arrin deri në 30 cm, vështirësi qarkullimi në Bypass-in e Rrugës së Arbrit

Nga Gazeta ‘Si’- Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëbore në zonat malore si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.

Reshje dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi ndërsa raportohet për probleme në lëvizjen e mjeteve në Bypasin e Rrugës së Arbrit dhe segmentin Plan i Bardhë-Qafa e Buallit.

Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës arrin 15 cm. 

Në qarkun e Kukësit ku lartësia e borës shkon 15-30 cm rrugët janë të qarkullueshme me goma dimërore. Po ashtu raportohet se disa fshatra janë pa energji elektrike.

Në Rrugën e Kombit, qarkullimi kryhet me vështirësi për shkak të shtresave të dëbores si pasojë e erërave të forta. Aktualisht po punojnë 12 mjete borëpastruese nga Rrësheni në Morinë. 

Edhe qarku i Shkodrës është përshirë nga reshje dëbore. Në akset e Lotit 1 Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje dëbore që vazhdojnë edhe tani të shoqëruara me erë të fortë.

Borëpastrueset ndodhen në terren për pastrimin e rrugës dhe mbajtjen hapur të akseve kryesisht nga bora që sjell era.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë