Ka ndodhur

Aksident në Lushnjë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Drejtuesi në gjendje të rëndë

Nga Gazeta ‘Si’– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjës.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit, me iniciale E.A pasi ka mbetur për pak kohë i bllokuar, është nxjerrë dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë