Ka ndodhur

Fushë Arrëz, babai plagos me thikë djalin e tij 19-vjeçar

Gazeta Si – Një 55-vjeçar, me iniciale A.M., ka goditur me thikë djalin e tij 19-vjeçar, O.M., gjatë një konflikti të çastit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Fushë Arrëz të Pukës dhe djali është dërguar menjëherë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta mes babait dhe të birit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë