Prej kohësh në rrugë jo zyrtare po flitet për një nismë që po hartohet nga qeveria e cila na thelb ka si synim cenimin e kompetencave hetimore që aktualisht ka SPAK.
Në zhurmën e hetimeve te përditshme ku ministrat po shkojnë me radhe në dyert e SPAK, në zyrat e selisë së PS-së po hartohet një draft konkret që paraprakisht u është servirur jo zyrtarisht edhe ndërkombëtarëve.
Pak ditë më parë kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, e ceku disi kur do të komentonte në vija të përgjithshme në Facebook, pas mbledhjes së parë me deputetët në fillim të sesionit se, “duhet të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE”.
“Ka një problem sidomos qeveria ka rreth dy muaj që po artikulon tek ndërkombëtarët tezën se administrata po jep dorëheqjen dhe nuk pranon të firmosë dokumente prandaj edhe investimet nuk po ecin dhe një sërë kontratash nuk po ecin për shkak të presionit që ndiejnë zyrtarët nga hetimet e vazhdueshme të SPAK dhe akuzat për shpërdorim detyre. Dhe duke përdorur këtë lloj argumenti kanë arritur në hartimin e një drafti për të iniciuar ndryshime në legjislacionin aktual penal, për ta hequr këtë lloj kompetence nga kompetencat hetimore të SPAK dhe për ta kaluar tek prokuroritë normale. Nëse kjo do të ndodhte të gjitha ato dosje që qarkullojnë në Shqipëri mbyllen dhe të gjithë këta politikanë që ne i shkojmë çdo dite që shkojnë në SPAK ose janë pjesë e procesit amnistohen faktikisht…”, tha politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në emisionin ‘Debat” në A2CNN.
Sipas tij, ky fakt është shqetësues aq më tepër kur gjërat po konkretizohen përmes takimesh
“Nëse SHBA dhe BE lejojnë që këta ta bëjnë një gjë të tillë atëherë ky është fundit i reformës në drejtësi dhe t’i shpallim monumente të përjetshme pastaj këta ministra. Kjo është shumë shqetësuese sepse ka pasur dy takime kohët e fundit dhe ka pasur edhe një nismë tjetër në këtë drejtim krijimi i Këshillit të Koordinimit për institucionet e pavarura…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



