Njerez

Dy fansa kallëzojnë Madonën sepse filloi shfaqjen vonë: Ndikoi në ‘performancën’ në punë të nesërmen

Madona është paditur nga dy fansa të saj për një arsye jo shumë normale.

Dy fansat në Nju Jork po e padisin yllin e popit për fillimin e koncertit të saj me vonesë, duke pretenduar se “duhej të ngriheshin herët për të shkuar në punë” mëngjesin tjetër.

Në një padi të ngritur të mërkurën në gjykatën federale të Bruklinit, Michael Felloës dhe Jonathan Hadden thonë se blenë bileta për një shfaqje të 13 dhjetorit në Barclays Center si pjesë e turneut të Madonna’s Celebration.

Shfaqja do të fillonte në orën 20:30, por këngëtarja 65-vjeçare doli në skenë vetëm pas orës 22:30, sipas padisë.

Në kohën kur të dy pjesëmarrësit e koncertit u larguan pas orës 1 të mëngjesit, ata “mbetën të bllokuar në mes të natës” dhe “u përballën me transport të kufizuar publik, dhe/ose rritje të kostove të transportit publik dhe privat”.

Dy paditësit thonë se përfunduan duke shkuar shumë vonë në shtëpi, cka ndikoi në performancën e tyre të nesërmen.

Felloës dhe Hadden po akuzojnë Madonna-n për “praktika të pandërgjegjshme, të padrejta dhe/ose mashtruese” për vonesën, për të cilën dyshja argumenton se përbën një shkelje, duke qenë se reklamat tregonin një orar tjetër të fillimit të koncertit.

Vonesat nuk janë të rralla në botën e muzikës live. Vetë Madonna është përballur me padi të ngjashme: në vitin 2019, kur një fanse argumentoi se vonesa në turneun e saj Madame X ishte një shkelje e kontratës dhe përsëri në vitin 2020, në një padi të ngritur nga dy fansa në Nju Jork.

Të dyja paditë më vonë u pushuan vullnetarisht.

Turneu aktual i Madonna-s Celebration u riplanifikua nga korriku i kaluar pasi këngëtarja u shtrua në spital për një infeksion bakterial. Turneu vazhdon deri në ndalesën e fundit në Meksikë në prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë