Njerez

1.731 persona mbetën viktima të aksidenteve rrugore në vend. Shkaktarë janë më së shumti shoferët në moshë të re

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit 2023, në vend numërohen 1.285 aksidente rrugore dhe 1.731 persona të aksidentuar, shumica meshkuj. Qytetet që kanë raportuar më shumë aksidente gjatë vitit janë Tirana 547, Durrësi 158 dhe Lezha 115. Po këto vende kanë pasur dhe më shumë viktima.

Vetëm gjatë dhjetorit 2023 në vend kanë ndodhur 157 aksidente rrugore dhe janë raportuar 200 të plagosur dhe të vrarë. Në shumicën e rasteve ato kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së shoferëve, që sipas INSTAT nënkupton mosrespektim të sinjalistikës, normave të shpejtësisë, frenim i papritur etj. Shkaktarët e aksidentëve i përkasin kryesisht grupmoshës së 25-34 vjeçare.

Në muajin dhjetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e shtunë me 21%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e mërkurë me 10.2%.

Orari me më shumë aksidente është ai i paradites nga ora 08:00 në 12:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë