Atletike

Gjendet i pajetë atleti kampion bote, 29-vjeçari vuante nga problemet psikologjike

Gazeta Si – Është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Teksas Shaun Barber, kampion bote në disiplinën e kërcimit me shkop në vitin 2015. Kanadezi kishte lindur në Nju Meksiko dhe kishte nënshtetësi amerikane, si babai Xhorxh.

Sipas agjentit të tij, Pol Dojli, atleti u gjet pa jetë në shtëpinë e tij. Në moshën 21-vjeçare fitoi medaljen e artë në Botërorin e Pekinit, duke kaluar 5.90 metra. Vitin pasardhës shkoi deri në finale të Lojërave Olimpike të Rios.

"Një mik që nuk do ta harrojmë kurrë. Shaun Barber është ndarë nga jeta, - shkruan në rrjetet sociale agjenti i tij. – Më shumë se thjesht një atlet, ishte një njëri zemërmirë, që vinte gjithmonë të tjerët para vetes. Është tragjike të humbësh një njeri kaq të mirë dhe kaq të ri”.

Sipas ‘Associated Press’, Barber prej kohësh kishte probleme shëndeti. Nga 2020-a kishte braktisur atletikën, i mundur nga shqetësimet psikologjike. Pozitiv ndaj kokainës në një kontroll antidoping, ai vetëm u ndëshkua, sepse u pranua teza që ishte një veprim i pavullnetshëm: kishte puthur një person që pak më parë kishte marrë drogë.

Në 2017-ën kishte bërë ‘coming out’ në rrjetet sociale: “Jam gej dhe jam krenar. Prindërit e mi janë mbështetja ime kryesore, më kanë ndihmuar shumë. Miqve të mi u them se do të jenë gjithmonë të tillë, ju dua shumë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë