Treg

Pas miratimit për t’u tregtuar në bursë, Bitcoin zhvlerësohet me 15%

Bitcoin nuk po bën asnjë lëvizje madhore prej 7 ditësh tashmë, që kur u njoftua tregtimi i saj në bursë si fond i tregtueshëm, ETF.

Java e shkuar kishte luhatje të forta që pas vendimit të Komisionit për Letrat me Vlerë, SEC, kur Bitcoin përjetoi një rritje të çmimit dhe volumit të tregtimit. Kriptomonedha më e famshme në botë arriti 49 mijë dollarë. Por momentalisht ajo po tregtohet në vlerën e 43 mijë dollarëve, pra një zhvlerësim me 15% në një javë.

Për ekspertët e fushës, ky është thjesht një korrigjim i vlerës së kriptomonedhës, por se investitorët mbeten optimistë.

Tregu i kriptomonedhave tani është në pritje të procesit të ‘halving’ (përgjysmimit) i cili do të përgjysmojë sasinë e BTC që prodhohen gjatë procesit të ‘mining’. Halving ndodh çdo 4 vite dhe momentalisht nga 6 do të shkojë në 3.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë