Gazeta Si – Babë e bir kanë shpëtuar për mrekulli, pasi makina me të cilën udhëtonin për shkak të lagështirës ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan në fshatin Hadroj në Pukë.
Policia bën me dije se ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nxjerrë babë e bir, Z.N., 60 vjeç dhe N.N., 24 vjeç.
Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç”, – thotë policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




