Gazeta Si- Studiuesit kinezë izoluan dhe më pas nuk raportuan të dhënat e hartuara për virusin Covid-19 në fund të dhjetorit 2019, të paktën dy javë përpara se Pekini t’i zbulonte botës detajet e tij.
Kjo është ajo që del nga dokumentet e Ministrisë së Shëndetësisë të SHBA-së, të cilat po shqyrtohen nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve dhe janë parë ekskluzivisht nga gazeta amerikane Wall Street Journal,
Kjo ngre dyshime të reja rreth asaj që dinte Kina në ditët e para vendimtare të pandemisë. Dokumentet tregojnë se një studiuese kineze në Pekin, Lili Ren e Institutit të Biologjisë Patogjene, ngarkoi një sekuencë pothuajse të plotë të strukturës së virusit në një bazë të dhënash të operuar nga qeveria amerikane më 28 dhjetor 2019, ndërsa Kina ndau sekuencën e virusit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vetëm më 11 janar 2020.
Në atë kohë, zyrtarët kinezë përshkruanin ende publikisht shpërthimin në Wuhan, Kinë, si një pneumoni virale “me një shkak të panjohur” dhe që duhej të mbyllte tregun famëkeq të shitjes me shumicë të kafshëve të gjalla në qytetin ku u zhvillua një nga shpërthimet e para të Covid-19.
Informacioni i ri, saktëson gazeta amerikane, nuk hedh dritë mbi debatin nëse koronavirusi doli nga një kafshë e infektuar apo nga një rrjedhje laboratorike, por sugjeron se bota nuk ka ende një shpjegim të plotë të origjinës së pandemisë.
Dy javët shtesë mund të kenë rezultuar ende vendimtare për të ndihmuar komunitetin mjekësor ndërkombëtar të identifikojë se si përhapet Covid-19, të zhvillojë mbrojtje mjekësore dhe të fillojë një vaksinë të mundshme, sipas specialistëve.
Në fund të vitit 2019, shkencëtarët dhe qeveritë në mbarë botën po bënin gara për të kuptuar sëmundjen misterioze që ata përfundimisht do ta quanin Covid-19, e cila do të vriste miliona njerëz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




