Gazeta Si – Një 44-vjeçar, i arrestuar katër muaj më parë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ndërroi jetë këtë mbrëmje në spitalin e Durrësit.
Policia tha se Dritan Xh. ndodhej në gjendje kome, sipas burimeve nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
I njohur si përdorues i drogave të forta, pas arrestimit nga policia ai nuk qëndroi asnjë ditë në qelitë e paraburgimit, por u dërgua në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
44-vjeçari u ndalua në shtator të vitit të kaluar, së bashku me 29 persona të tjerë dhe gjatë caktimit të masës së sigurisë në gjykatë, avokatët e tyre deklaruan se shumica e të ndaluarve të policisë ishin përdorues dhe jo shpërndarës të lëndëve narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




