Gazeta Si – Aktori amerikan i filmave aksion në SHBA dhe ish-Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger u ndalua (dhe u lirua pas tre orësh) në aeroportin e Mynihut, Gjermani.
Kështu bën të ditur gazeta gjermane “Bild”, sipas së cilës shkak ka qenë një orë luksoze që ai nuk e kishte deklaruar në doganë dhe të cilën aktori synon ta nxjerrë në ankand në Kitzbühel, në vendlindjen e tij në Austri.
Zëdhënësi i doganës deklaroi se Schwarzenegger, “duhej ta deklaronte orën, sepse ishte import” dhe për këtë u gjobit me 35 mijë euro (përfshirë vlerën e orës, taksat dhe gjobën).
“Ky është problemi që vuan Gjermania. Ju shihni shumë pemë, por nuk shihni pyllin”, – komentoi Schëarzenegger për gazetën “Bild”, duke iu referuar gjoja paaftësisë së zyrtarëve për të kuptuar kontekstin e çështjes dhe faktit se ora luksoze ishte e destinuar për një projekt bamirësie. Schëarzenegger tha se do të kishte aktivizuar avokatët e tij për këtë çështje.
Gjysma e shumës së gjobës së kërkuar nga aktori, duhej paguar cash dhe për këtë arsye ylli i famshëm hollivudian do të shoqërohej në bankë nga një doganier për të kryer veprimet.
Pas daljes nga aeroporti, raporton gazeta gjermane, aktori i filmit të famshëm “Terminator” dhe ish-guvernatori i Kalifornisë është relaksuar duke pirë një nga cigaret puro të tij të famshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



