Gazeta Si – Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë, Lara Kolturi, po shkëlqen në Kupën e Botës, në Sllallomin e Flachaut. Ajo ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm, duke zënë vendin e 9-të në lëshimin e dytë.

Është një rezultat historik për Shqipërinë në ski, që për herë të parë renditet në ‘top 10’ të një gare në Kupën e Botës. Skiatorja kuqezi regjistroi kohën më të mirë në lëshimin e dytë, ku u rendit e 9-ta dhe la pas emra të mëdhenj të skive, si Shifrin apo Vlhova.
Kolturi e nisi garimin në këtë aktivitet të rëndësishëm nga pozicioni 60 dhe ia doli të arrinte një rezultat fantastik. Ajo forcon kështu pozitat në ‘top 30’ të renditjes së përgjithshme në disiplininën e Sllallomit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




