Ka ndodhur

I hapi të resë profile false në rrjetet sociale dhe e përndoqi, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 45-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi kishte përndjekur për një kohë të gjatë një 23-vjeçare, duke i hapur asaj profile false në rrjetet sociale.

Policia njofton se në profilet false të rrjeteve sociale, G.G., shpërndante përmbajtje denigruese për të renë. Sipas uniformave blu, ai kishte përndjekur 23-vjeçaren online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.

Kallëzimi për rastin në fjalë është bërë nga vetë 23-vjeçarja. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë