Një ditë pas fillimit të sesionit të ri parlamentar ku nuk u premtua normalitet, mazhoranca ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve online të komisioneve parlamentare, një procedure kjo e ndjekur edhe muajt e fundit të vitit të kaluar, ku askush nuk kuptoi çfarë kaloi dhe si.
Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht se komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe ai i Veprimtarisë prodhuese do të zhvillohen online.
Pikat kryesore përfshijnë miratimin e aktit normativ në ligjin “Për Tatimin mbi të ardhurat”, si dhe “disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për Buxhetin e Vitit 2023”, të ndryshuar”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.