Gazment Bardi ka mbledhur grupin parlamentar një ditë pas fillimit jo normal të sesionit të ri parlamentar.
Edhe pse mazhoranca votoi rendin e ditës përfshi edhe dy dekretet e Presidentit për ndryshimet ne qeveri, deputetët e PD-së kanë fishkëllyer me bilbila gjatë seancës së shkurtër duke pamundësuar edhe një mesazh të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili nuk e kishte lajmëruar zyrtarisht më herët.
Edhe në qëndër të takimit të sotëm do të jetë axhenda në Kuvend dhe format e bashkëpunimit që pritet të zgjerohen përtej parlamentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.