Ka ndodhur

Tregtonte cigare puro kontrabandë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet 32-vjeçari

Gazeta Si – Një sasi prej 650 cigaresh puro kontrabandë janë sekuestruar nga Sektori Ekonomik i Policisë së Tiranës gjatë një aksioni të koduar “Il fumo”.

Policia thotë se një person është arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

I arrestuari është R.Ç. 32 vjeç, ndërsa të proceduarit janë T. T. 26 vjeç, I. T. 36 vjeçe, M. P. 26 vjeç, T. D., E. K. 47 vjeç dhe K. K. 24 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta persona tregtonin në subjektet e tyre cigare puro të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e këtyre cigareve, me çmim më të lartë se çmimi i referencës.  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 650 cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë