Parlamenti Evropian (PE) do të debatojë për parregullsitë e raportuara në zgjedhjet kontroverse të 17 dhjetorit në Serbi, gjatë një seance plenare të mërkurën.
Zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore të 17 dhjetorit 2023, të fituara nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u njollosën nga akuzat dhe protestat për mashtrim dhe vjedhje votash.
Parlamenti Evropian votoi në një seancë të hënën për ta futur në rend të ditës diskutimin për parregullsitë e raportuara në zgjedhjet serbe në seancën e radhës pas dy ditëve.
Ky ishte një propozim i përbashkët i socialistëve, demokratëve, liberalëve, të gjelbërve dhe majtistëve. Propozimi u kundërshtua nga Partia Popullore Evropiane (PPE), e cila është e lidhur me partinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, SNS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.