Në momentin kur po fliste për aleanca të vjetra teksa iu referua seancës zhurmuese nga deputetët e grupit ‘Bardhi’, Lulzim Basha u ndje i sikletosur kur u pyet nga një përfaqësues i medias se a po bënte ai aleancë me PS për reformën zgjedhore referuar disa takimeve jo publike që Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj po zhvillojnë si bashkëkryetarë të komisionit për reformën zgjedhore.
“Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike”, tha Basha.
Ndërkohë nga takimet fluide, Gjiknuri dhe Alibeaj kanë mbërritur tek levizjet konkrete.
Këtë e tregon edhe një letër që ata të dy si bashkëkryetarë i kanë dërguar OSBE-se që të jetë e pranishme me ekspertët e saj në punën e komisionit për reformën zgjedhore.
Në një kohë që deputetët e grupit Bardhi dhe Berisha po bllokojnë seancat për të siguruar bashkëkryetarin tek reforma, Lulzim Basha në anën tjetër nuk ka humbur kohë.
Puna për zgjedhjet ka filluar. Në fund të fundit aq vota sa per t’i siguruar Ramës 84 vota, Basha i ka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.