Politike

Noka dhe Bardhi sulmojnë Begajn: Erdhi në Kuvend si ministër i Ramës  

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, tha në fund të seancës së shkurtër se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj erdhi si ministër i Edi Ramës në Kuvend. Demokratët ishin të pakënaqur për një fjalë të papritur të Presidentit të paparalajmëruar më herët.  

“Presidenti erdhi si shërbëtor i përulur i Edi Ramës për të bekuar ndryshimet e ligjit që dhunon opozitën, ndryshimet e ligjit që i heq opozitës çdo të drejtë kushtetuese.

Erdhi si një ministër propagande.

Sot Presidenti i Republikës u pa qartë para gjithë shqiptarëve se nuk është faktor bashkues dhe siç e thotë kushtetuta, unitet i kombit, por erdhi si ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktutaturës dhe për mbylljen e çdo hapësire lirie dhe kushtetuese për opozitën”, tha ai. Edhe Gazment Bardhi tha se fjalimi I paralajmeruar i Begajt ishte një provokim i ulët nga ana e Presidentit të Republikës pasi sipas tij ai është njoftuar prej kohësh se Kuvendi nuk funksionon normalisht.

Ai theksoi se nëse Bajram Begaj zgjedh të sillet si vartës i Edi Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë