Ka ndodhur

Arrestohet polici në Divjakë, drejtonte motorin në gjendje të dehur

Gazeta Si – Një punonjës i policisë në Divjakë është arrestuar, pasi teksa drejtonte motoçikletën është përplasur me një makinë dhe pas testit të alkoolit, ka rezultuar i dehur.

Sipas një njoftimit të AMP-së, arrestimi i 60-vjeçarit K.Ll., u krye, pasi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, duke drejtuar në gjendje të dehur motoçikletën e tij është përplasur me automjetin “Mercedes Benz”, që drejtohej nga shtetasi K.D.

Punonjësi i policisë nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë K.Ll., ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg/l.

Polici, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, akuzohet si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë