Politike

Ambasadori i BE në Tiranë: Politika të punojë bashkë për integrimin

Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato apeloi për bashkëpunim mes forcave politike. Ai bëri thirrje se forcat politike duhet të punojnë së bashku për integrimin e vendit dhe të reflektojnë vullnetin e qytetarëve.

Në një postim në platformën “X”, Gonzato shprehet se falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE.

“Falë procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit, Shqipëria ka tani një pasqyrë të qartë të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Ashtu si i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë funksionimin efektiv të parlamentit dhe një bashkëpunim të mirë midis të gjitha institucioneve.

Të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke reflektuar vullnetin e fortë të qytetarëve shqiptarë për t’u anëtarësuar në BE”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë