Gazeta Si – Klinika private dentare “Splendent”, ku mori trajtim dhe më pas ndërroi jetë 3-vjeçari B.S., e ka marrë licencën një muaj pas ngjarjes tragjike.
Ina Xhaxho mori licencën e subjektit më 31 tetor 2023, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fillim të tetorit.
Sipas dokumentit të Qendrës Kombëtare të Licencimit, fillimisht kërkuesit iu refuzua 6 herë marrja e licencës me argumentin se nuk përmbush kriteret përkatëse.
LEXO EDHE:
– Prokuroria kërkoi ekspertë të huaj për vdekjen e 3-vjeçarit në klinikën private, Mjekësia Ligjore: Fyerje e rëndë!
– Vdekja 3-vjeçarit te dentisti, zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore: Shkak mbidoza e anestezisë
– Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë/ Nis hetimi për neglizhencë. Alibia e mjekut dhe mungesa e kamerave në klinikë
Për këtë arsye, e fëmijës kanë kërkuar përjashtimin Alma Felajt si prokurore që po heton dosjen e vdekjes pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.
Këtë hënë ata kanë pasur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i kanë paraqitur edhe dokumente ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar, megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.





Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që është bërë nga Inspektoriati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.
Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës.
Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi. Kjo çështje ka sjellë edhe përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Organi i akuzës kishte kërkuar ekspertë të huaj për të kryer ekspertizën e vdekjes së të miturit, pasi akti i parë që u publikua në muajin nëntor 2023 ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë.
Sipas ekspertizës së parë, i mituri vdiq nga mbidoza e narkozës, por Prokuroria kërkoi ri-ekspertim.
Një ditë më parë, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka reaguar duke e cilësuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës “një fyerje të rëndë për shkencën dhe mjekësinë”.
3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas.
B.S., humbi jetën në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private, brenda ambienteve të spitalit privat të zemrës në Tiranë.
Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca në trajtim mjekësor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



