Politike

Reforma zgjedhore, Bylykbashi: OSBE kërkon konsensus, çdo patericë e Ramës bën vetëm dëm

Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se nuk ka asnjë përparim në kërkesat e opozitës drejtuar mazhorancës, porse ka një lëvizje nga OSBE për të kaluar reformën zgjedhore në mënyrë konsensuale. Dhe kur i referohet konsensusit, Bylykbashi ka parasysh PD-në e Rithemelimit dhe jo atë zyrtare të cilën ai e konsideron paterice.

“Raporti i OSBE në rekomandimin e parë për Shqipërinë, nuk thotë bëni reformën zgjedhore, por zbatoni ligjin që keni miratuar. Hetoni dhe vini përpara përgjegjësisë ata që kanë blerë vota, kanë presion me shtetin, kanë abuzuar me burimet shtetërore.

Ajo që Edi Rama deklaroi, e mori përgjigjen menjëherë nga OSBE. OSBE doli me qëndrim ku kërkonte reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që synon arritjen e objektivave të përbashkët konsensuale, sepse është pikërisht ajo që ka bërë OSBE. E ka ideuar në vitin 2002 dhe e ka mbështetur në 20 vite një reformë zgjedhore bipartizane.

Kërkesa jonë është refuzuar, kërkesa për të pasur bashkëkryesimin, barazinë në përfaqësim dhe veton e ka opozita, PD, pra ne. Çdo patericë e Edi Ramës në këtë proces, vetëm i bën dëm...”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë