Kryetari i grupit, Bledi Çuçi ka mbledhur deputetët socialiste duke u fokusuar tek ajo që mund të bëjë opozita këtë sesion.
Çuçi tha se ndryshimet e reja në Rregulloren e Parlamentit (qe kaluan me votat e PS) synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave, duke ka kërkuar nga deputetët e PS prezencë nëpër seanca për të mos cenuar kuorumin dhe votimet e ligjeve.
"Për këtë sesion dua sidomos edhe qasjen që duhet të ketë grupi ynë në lidhje me integrimin. Në kushtet kur kemi një axhendë europiane tashmë, fokusi nuk është vetëm te qeveria, por edhe te institucionet e tjera kushtetuese. Ne si grup parlamentar në këtë sesion duhet të jemi instrument llogaridhënës i institucioneve të pavarura. Të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë një fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE", është shprehur ndër të tjera Çuçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.